Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Shupkovc.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar lajmin, duke bërë të ditur se janë përfshirë dy vetura në lëvizje.
Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor.
Njësitet policore po hetojnë rrethanat dhe shkakun e aksidentit.





















You must be logged in to post a comment Login