Site icon Lajmeria.info

Aksion policor në Prizren: Shmangia e tatimit në tregtimin e arit, zbulohen mallra të pa deklaruara

Policia e Kosovës ka organizuar një operacion në Prizren për të hetuar dyshimet në lidhje me shmangien e tatimit në shitjen e arit.

Në bashkëpunim me prokurorin, u kryen kontrolle në gjashtë biznese dhe tre banesa.

Në lokale të dyshuarve u zbuluan 3.775.33 gramë ari të pa deklaruar, 4.204.98 gramë argjend të pa deklaruar, si dhe një armë pa leje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Të dyshuarit u dërguan në stacion policor për procedura të mëtejshme.

Rasti është nën hetim për shkelje të ligjit tatimor.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version