Policia e Kosovës ka organizuar një operacion në Prizren për të hetuar dyshimet në lidhje me shmangien e tatimit në shitjen e arit.
Në bashkëpunim me prokurorin, u kryen kontrolle në gjashtë biznese dhe tre banesa.
Në lokale të dyshuarve u zbuluan 3.775.33 gramë ari të pa deklaruar, 4.204.98 gramë argjend të pa deklaruar, si dhe një armë pa leje.
Të dyshuarit u dërguan në stacion policor për procedura të mëtejshme.
Rasti është nën hetim për shkelje të ligjit tatimor.





















You must be logged in to post a comment Login