emra të kësaj partie.
Zogaj ka thënë se profesionalizmi dhe përvoja janë të pranishme në çdo kandidat të LDK-së, përderisa sipas tij ata sjellin ide dhe vizion për të ardhmen.
“Lista që bën diferencën! Politikanë të rinj dhe me kredibilitet, që sjellin ide të reja dhe një vizion për të ardhmen. Profesionalizmi dhe përvoja janë të pranishme në çdo kandidat të kësaj liste, ku secili prej tyre sjell një bagazh akademik dhe përvojë pune shumë të vlefshme. Ky është një ekip që frymëzon besim, i gatshëm të ofrojë zgjidhje reale dhe të bëjë ndryshimin.
Përtej fjalëve, ne përfaqësojmë vlera dhe rezultate. Kjo është lista që garanton të nesërmen që duam për vendin tonë”, ka shkruar Zogaj në Facebook.
