Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bajrami thotë se qeveria po përpiqet të mashtrojë me numra, “qytetarët po marrin borxh për të mbijetuar”

Ministri Hekuran Murati ka bërë propagandë në Gjakovë kur ka thënë se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti, thotë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Dje, Hekuran Murati paska mbajtë një ligjëratë propaganduese në Gjakovë. Ai u mundua t’i bindë gjakovarët se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti – sipas tij 1.5 miliardë euro. Madje po krenohet se qeveria e tij nuk po bën të njëjtën gjë.”, ka shkruar ajo.

Bajrami thekson se Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë me paratë e marra borxh, pasi sipas saj nuk ka pasur investime kapitale.

“Politikat e qeverisë kanë futur qytetarët në borxh. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë në banka në fund të dhjetorit 2024 kanë arritur shumën pre 5.668 miliardë euro. Vetëm në vitin 2024 janë shtuar 768 milionë euro kredi të reja.”, ka thënë ajo duke shtuar se në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë ndërsa sot qytetarët po marrin borxh për të mbijetuar.

Bajrami thekson se qeveria po përpiqet të mashtrojë me numra.

“Pra, në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët. Sot, qytetarët janë ata që po marrin borxh për të mbijetuar, derisa qeveria merr me shumë tatime e taksa falë çmimeve të rrituara. Në katër vitet e fundit infacioni ka qënë 21.5%. Siç e ka thënë Ronald Reagan: “Nuk kemi inflacion sepse njerëzit po jetojnë shumë mirë, kemi inflacion sepse qeveria po jeton shumë mirë.” Qeveria ka bërë përpjekje të mashtroj me numra katër vite radhazi, por qytetarët e kanë të vërtetën e tyre, ata që e kanë jetuar atë. 9 shkurti është afër. Ndryshimi është afër”, ka shkruar Bajrami

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile