Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Blindohet veriu – sigurohet me policë të Kosovës dhe trupa shtesë të KFOR-it

KFOR-i është përforcuar edhe me 200 pjesëtarë të kontingjentit italian që sipas njoftimit të tyre, është bërë për arsyeje të rritjes së sigurisë para zgjedhjeve të 9 shkurtit të cilat pritet të mbahen në Kosovë.Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Tëvë1 se janë shtuar pjesëtarë të policisë së Kosovës pas sulmeve në veri dhe sipas tij, bashkëpunimi me KFOR është në nivel të duhur duke patrulluar së bashku.

 

Lëvizjet i bëjnë të shpeshta duke monitoruar situatën.

Jo vetëm mbi urën e Ibrit, pjesëtarë të KFOR-it tash do të shihen më shumë në katër komunat veriore së bashku me Policinë e Kosovës.

Kjo pasi Aleanca Ushtarake NATO, ka vendosur të rrisë numrin prej 200 ushtarakëve Italian në Kosovë, siç thuhet, për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se po vazhdon koordinimi me KFOR-in dhe janë marrë masat e sigurisë.

“Nuk është ndonjë befasi që numri i policëve shtohet ose zbritet është shtu numri i policëve në veri të vendit sidomos pas shpërthimeve të fundit dhe rasti i Iber-Lepencit, ndërsa sa i përket KFOR-it unë nuk mund të flas për shtimin e numrit ttë tyre. Atë çfarë mund të them është që ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ta sidomos në zonën kufitare. Kemi patrullime të përbashkëta të koordinume dhe sinkronizuar”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile