Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Bloomberg”: ShBA-ja mund ta njohë Krimenë si territor rus

Në kulmin e diskutimit për një fund të mundshëm të ndërmjetësimit të SHBA në luftën e Ukrainës nga pala amerikane vjen një propozim: SHBA mund të jetë e gatshme të njohë si territor shtetëror rus gadishullin e Krimesë, njofton agjencia Bloomberg duke iu referuar qarqeve të mirëinformuara.

Rusia e pushtoi gadishullin ukrainas në Detin e Zi më 2014 dhe më pas përmes një referendumi të drejtuar nga Moska e aneksoi atë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Që nga ajo kohë Rusia ka dislokuar flotën e saj të Detit të Zi në Krime.

Sinjal të tij për të arritur patjetër një armëpushim

Sipas vlerësimeve të “Bloomberg” një lëshim i tillë nga ana e presidentit të ShBA-së Donald Trump ka të bëjë me një sinjal të tij për të arritur patjetër një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës. Deri tani udhëheqja në Moskë ka qenë e mbyllur ndaj këtyre përpjekjeve, ndërsa Kievi ka shprehur gatishmëri për bisedimet e paqes. Partnerët e bisedimeve gjithsesi kanë tërhequr vëmendjen, se sa u përket mendimeve për Krimenë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, bëhet e ditur më tej nga “Bloomberg”.

Ukraina ende nuk është shprehur për këtë. Udhëheqja në Kiev deri tani e ka refuzuar kategorikisht heqjen dorë prej territoreve të pushtuara nga Rusia. Kjo vlen si për Krimenë edhe për zonat në lindje të Ukrainës, që janë integruar nga Moska në territorin shtetëror rus përkundër së drejtës ndërkombëtare. Perëndimi – e po ashtu edhe Uashingtoni – deri tani e kundërshtojnë kategorikisht njohjen e territoreve të pushtuara.

Administrata e re e ShBA-së do patjetër të arrijë sa më shpejt një marrëveshje për fundin e luftës në Ukrainë, në rast të kundërt do të ndërpresë përpjekjet e saj. Dua “shumë shpejt” të shoh një marrëveshje, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk e konkretizoi, se sa kohë ka parasysh për këtë.

Presidenti i ShBA-së theksoi njëkohësisht, se nëse ka mungesë gatishmërie për kompromis nga të dyja palët ai nuk do të ketë më interes të vazhdojë përpjekjet e tij të ndërmjetësimit: “Nëse për ndonjë arsye njëra nga palët e bën të vështirë, ne thjesht do të themi: Jeni kokëshkretë, jeni njerëz të tmerrshëm dhe ne do të heqim dorë. Por shpresoj që të mos na duhet ta bëjmë këtë”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile