Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bosch: Procesi ndaj katërshes së UÇK-së, skandal e turp (VIDEO)

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch, është shprehur shumë kritik ndaj Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë.

Në një bisedë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, diplomati holandez tha se i gjithë procesi ka qenë “skandal” dhe “turp”.

“Mendoj se i gjithë procesi ka qenë pak a shumë skandal, një turp, sepse ju e dini se i gjithë procesi nisi kur kam qenë në Prishtinë si ambasador, nisi kur u publikua raporti i (senatorit zviceran, Dick) Martyt dhe gjithkush u befasua tmerrësisht për akuzat rreth trafikimit të organeve. Kjo ka qenë arsyeja mbi të cilën serbët arritën ta shtyjnë komunitetin ndërkombëtar për formimin e Gjykatës Speciale. Dhe nëse ato pretendime do të qëndronin, patjetër që do të ishte e tmerrshme prandaj ndërkombëtarët e mbështetën krijimin e Gjykatës”.

“Pas 2 vjetësh, (ish-kryeprorkurori i Speciale, Clint) Williamson, prokurori që hetoi këto pretendime, erdhi në përfundim se nuk kishte trafikim organesh por ka krime tjera që mund të jenë kryer. Por, sipas meje, nuk kishte kuptim të vazhdohej sepse një Gjykatë e tillë kushtonte shumë dhe do të duhet të krijohej vetëm për diçka të tmerrshme si trafikimi i organeve”, theksoi Bosch në këtë intervistë, raporton Klankosova.tv.

Ai thotë se meqë nuk kishim të bënim me trafikim organesh, do të duhej që çështjet të trajtohen brenda vendit sepse, siç u shpreh, “ju kishit EULEX-in, ndërkombëtarët dhe mund t’i mbanit gjykimet atje”.

Ish-ambasadori holandez tha se në botë ndodhin shumë gjëra të tmerrshme “dhe krijimi i Gjykatave Speciale dhe kaq të kushtueshme, mendoj se është e çuditshme”.

Bosch thotë se meqë tani nuk është më ambasador dhe mund të flasë çfarë të dëshirojë, “mendoj se kjo tashmë është kryer por gjithë këta prokurorë dhe gjyqtarë që duan të kenë punë që paguhet mirë, vetëm po e vazhdojnë, e vazhdojnë dhe vazhdojnë, por mendoj se në një situatë normale, e kjo për faj të politikanëve që e lejojnë këtë të vazhdojë sepse këto janë taksat e evropianëve që vazhdojnë të paguajnë për këtë Gjykatë”.

Sipas tij, nuk duhet pritur që Holanda të dalë kundër gjykatës sepse “me siguri fiton para që lejon që Gjykata të jetë e vendosur këtu, ma merr mendja”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”. Klan Kosova merr vesh se i dyshuari ndaj...

Lajme

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonin Vladimir të Rusisë pas një shpërthimi. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin për...

Lajme

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, përfaqësuese ligjore e Diamant Gashit – njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika –...

Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është treguar i ashpër me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Haradinaj ka thënë në ‘Pressing”...

Lajme

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është treguar i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se atyre...

Lajme

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se se kreu i Nismës Fatmir Limaj “është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin”. Sipas Haradinajt, pozicioni i...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Enable Notifications OK No thanks