Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese

Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, të bërë në gazetën prestigjioze amerikane “The New York Times”, ku ka thënë se ‘‘Për shqiptarët, përsa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë’’.

Kelmendi në reagimin e tij, këtë deklaratë të Kurtit e ka cilësuar si skandaloze dhe se, e njëjta për Kelmendin, është një nga deklaratat më të ulëta të Kurtit.

Tutje, i pari i FJALËS, ka vlerësuar se një deklaratë e tillë mund të bëhet vetëm nga dikush që është ateist ose ka ideologji marksisto-leniniste.

‘‘Deklarimet e tilla janë fyese, nënçmuese dhe ofenduese për identitetin fetar të popullit të Kosovës. Kryeministri Kurti në vend që ta dënojë gjuhën fyese të disa akterëve të “Lëvizjes së Deçanit” përballë Fesë Islame, ai merr guximin dhe gjykon dhe nënçmon Fenë’’, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Albin Kurti paska deklaruar për “The New York Times”:

Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore.

Kurti ka shtuar se për shqiptarët, fetë kanë ardhur e shkuar, por populli shqiptar ka mbetur këtu.

Kjo deklaratë është skandaloze!

Kjo është ndër deklaratat ma të ulëta të një kryeministri që përfaqëson një shtet me shumicë muslimane.

Këtë lloj deklarate mund ta thotë vetëm një kryeministër që mund të ketë bindje ateiste dhe ideologji marksisto-leniniste.

Deklarimet e tilla janë fyese, nënçmuese dhe ofenduese për identitetin fetar të popullit të Kosovës.

Kryeministri Kurti në vend që ta dënojë gjuhën fyese të disa akterëve të “Lëvizjes së Deçanit” përballë Fesë Islame, ai merr guximin dhe gjykon dhe nënçmon Fenë.

P.s.

Unë Gëzim Kelmendi prej vitit 2017 kam kritikuar dhe kundërshtuar qëndrimet dhe veprimet e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, kam paralajmëruar për politikën e tij të rrezikshme në raport me Fenë, por militant të ndryshëm, deputet ( konservator) dhe të tjerë, të cilët sot u larguan nga VV-ja, më fyen, më shanë, më ofenduan dhe anatemuan.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”. Klan Kosova merr vesh se i dyshuari ndaj...

Lajme

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Statusi i urgjencës do të...

Lajme

Një aeroplan i vogël policie është rrëzuar në det pranë një qyteti të njohur plazhi në Tajlandë, duke lënë të vdekur të gjashtë personat...

Lajme

Dillan Barbatovci, është kosovari i parë që është bërë pjesë e Marinës Spanjolle. Tash e katër muaj, Berbatovci është duke u përfaqësuar në këtë...

Lajme

Tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Bajr të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi banimi, transmeton...

Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia dedikoi një postim në Facebook, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili është në paraburgim në Hagë. Rama...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Enable Notifications OK No thanks