Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dështoi përurimi i shkollës në Viti nga ministrja Nagavci, pak orë para prerjes së shiritit

Sot në orën 10:00, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ishte paraparë të përurojë shkollën “Halil Alidema”, në fshatin Pozheran të Vitisë.

Por, një orë para këtij përurimi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), njoftoi se aktiviteti në fjalë është anuluar.

Raportohet se mosfinalizimi i punëve në objektin shkollor ka qenë arsyeja e anulimit të përurimit, shkruan IndeksOnline.

Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Arta Ajeti, tha për IndeksOnlinen se aktiviteti është shtyrë për një afat tjetër, duke konfirmuar se punimet në shkollë nuk kanë përfunduar.

“Edhe ne vetëm sa morëm konfirmimin që aktiviteti për sot është anuluar, duke u shtyrë për një afat tjetër. Punimet në shkollë nuk kanë përfunduar. Ende nuk ka pranim teknik në këtë shkollë. Është duke u punuar, edhe mbrëmë deri vonë është punuar aty. Ministrja Nagavci e ka shtyrë për një afat tjetër vizitën dhe përurimin”, tha Ajeti.

Ajo deklaroi se, pavarësisht se nuk kanë marrë më shumë detaje rreth anulimit të përurimit, punimet mund të jenë pikërisht arsyeja.

“N nuk kemi marrë më shumë detaje. Ajo çka kemi për momentin është se është anuluar vizita për sot, është shtyrë për një afat tjetër arsyeja besoj është që nuk kanë përfunduar ende disa punë në objektin e shkollës”, përfundoi Ajeti.

Guri themeltar i kësaj shkolle u vë në dhjetor të vitit 2016

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile