Site icon Lajmeria.info

Dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut shpallen ‘non grata’ nga Shqipëria: Deklaratat e tyre në lidhje me aktivitetet fetare

Bekir Halimi dhe Valon Belja, dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut janë shpallur “non grata” nga Shqipëria.

Njëri prej tyre, Bekir Halimi, ka dhënë detaje në Kosova Today rreth këtij zhvillimi.

Halimi tregoi më gjerësisht lidhur me aktivitetet e tij. “Unë jam Hoxhë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Aktiviteti im është bazik, ligjërimi fetar, prirja e besimtarëve në aktivitetet fetare dhe kontributi jonë është në drejtim të zhvillimit tonë kombëtar, avancimi i statusit politik të shqiptarëve gjithkund ku jetojnë ata.

Konkretisht në Maqedoni, sepse ne jemi pjesë e një shteti pjesë përbërese e ish-jugosllavisë”, deklaroi ai.

Ai theksoi se ka dhënë kontribut edhe në Kosovë. “Kemi qenë pjesë e UÇK-së së Kosovës dhe UÇK-së në Maqedoni.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kemi pasur edhe poste komanduese”, shtoi Halimi.

Exit mobile version