Bekir Halimi dhe Valon Belja, dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut janë shpallur “non grata” nga Shqipëria.
Njëri prej tyre, Bekir Halimi, ka dhënë detaje në Kosova Today rreth këtij zhvillimi.
Halimi tregoi më gjerësisht lidhur me aktivitetet e tij. “Unë jam Hoxhë.
Aktiviteti im është bazik, ligjërimi fetar, prirja e besimtarëve në aktivitetet fetare dhe kontributi jonë është në drejtim të zhvillimit tonë kombëtar, avancimi i statusit politik të shqiptarëve gjithkund ku jetojnë ata.
Konkretisht në Maqedoni, sepse ne jemi pjesë e një shteti pjesë përbërese e ish-jugosllavisë”, deklaroi ai.
Ai theksoi se ka dhënë kontribut edhe në Kosovë. “Kemi qenë pjesë e UÇK-së së Kosovës dhe UÇK-së në Maqedoni.
Kemi pasur edhe poste komanduese”, shtoi Halimi.





















You must be logged in to post a comment Login