Nga një fshat i thellë i Gjilanit, B.M u nis për në shkollë të mesme të Mjekësisë në Prishtinë.
Mirëpo qëllimi për të cilin mori rrugë, ndryshoi kur u njoh me Edis Shalën, djali i cili i ofroi të punonte në qendër masazhi.
Dita ditës, filloi që t’i braktiste orët e mësimit për shkak të punës që bënte, raporton Klan Kosova.
Ajo është vetëm 17-vjeçare dhe ka mbi pesë muaj që nuk është kthyer në shtëpi.
Babai saj me zemër të thyer rrëfeu për Kiksin, duke thënë se i ka kërkuar që të dashurin ta prezantonte me të, mirëpo jo ta braktisë familjen e shkollën.
I njëjti tha se disa herë ka tentuar që ta sjellë në shtëpi, por tashmë vajza e tij nuk ia hap as telefonin.
Familjarët dyshojnë se ajo po keqpërdoret nga djali me të cilin edhe jeton, pasi tashmë ka braktisur edhe shkollën.
17 vjeçarja ka humbur kontaktet me familjen, e vendi i vetëm ku marrin informacione për të është përmes storjeve që poston në TikTok.
