Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje po shfaqin sjellje gjithnjë e më agresive, ndërsa rezultatet e votave të ardhura me postë duket se po zhgënjejnë këtë parti.
Sipas burimeve të Gazetës Nacionale, sot ka ndodhur një tjetër incident, ku përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi – njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – është konfrontuar me Nebih Gecin, vëllain e Gani Gecit.
Gjatë konfrontimit, mësohet se Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju të gjithë jeni rrenca”.
Pas incidentit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë i pranishëm edhe vetë Gani Geci.
Nacionale do të tentojë të kontaktojë me Gecin për të siguruar më shumë detaje mbi ngjarjen.

Kujtojmë se Alban Krasniqi ka kërcënuar dje edhe koordinatorin e vëzhgueseve të LDK-së Shkëlzen Spahiu, duke iu drejtuar me fjalët, “hajde dalim jashtë”.
Edhe Alim Rama, sekretar i VV-së, duke shkelur autorizimet ndërhyu e ushtroi presion në po të njejtin vend.
Siç ka mësuar Nacionale sherri plasi, pasi ishte vet Alban Krasniqi, ai i cili ‘vuri rregull’ se fletvotimet ku s’shihej fare partia “Fjala” (e fundit në fletëvotim), të mos numërohen si vota të vlefshme. Deri atëherë ato vota u takonin kryesisht LDK-së e AAK-së.
Një video që lexuesit kanë dërguar në Gazetën Nacionale, shihet teksa Krasniqi iu afrua kërcënueshëm, duke u ndihmuar edhe nga disa të tjerë. Nga ana tjetër, të tjerë i thonë Krasniqit, “ty nuk tëka hije kështu…”
Nacionale raportoi gjithashtu sot gjatë ditës për rrëmujën e Sami Kurteshit – përfaqësues të VV-së në KQZ – gjatë vizitës në QNR.
“Ty t’qesim jashtë nëse vepron kështu”, dëgjohet duke i thënë ‘baci’ Kurtesh njërit prej zyrtarëve të KQZ-së.
