Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Frikë ballafaqimi/ VV bojkton edhe Jeta Xharren, kjo tregon arsyen

Tashmë është kompletuar bojkoti (ikja) i Vetëvendosjes ndaj mediave: dhe atë mu në Muajin e Gjykimit për mandatin katër vjeçar – dhe Muajin e Kërkimit për një tjetër katërvjeçar.

Me urdhëresë partiake që të njëqind e dhjetë kandidatët e vet që synojnë të udhëheqin legjislativin dhe ekzekutivin nuk do të marrin pjesë në kros-ekzaminim të punës së tyre dhe ofertës së ardhshme zgjedhore.

E fundit që njoftoi të jetë bojkotuar nga pushteti këtë muaj zgjedhor ishte edhe Jeta Xhara nga “Kallxo” që ka një traditë të gjatë të konfrontimit të pushteteve dhe pretendentëve për pushtet.

Vetëvendosja e Albin Kurtit na njoftoi që nuk dojnë me marrë pjesë në Debat Përnime: ‘ne nuk ndalim në televizione të oligarkëve’. More na nuk jemi oligarkë, as pasanika, as milionera, e le mo oligarka. ‘Jo, s’nuk, s’vijmë’.

“Deri dje, qe sa vjet, s’ia keni huq asjëasnjonin prej qityne televizioneve. E pse bash sot këto televizione u bonë të oligarkëve?”, tha Xhara në një videoadresim.

Kreshnik Gashi, kryeredaktori i këtij mediumi, e përktheu krejt shkurt bojkotin e Vetëvendosjes si: “Kur s’ki guxin, nuk del në debat”.

Në një arsyetimin tejet jokoherent, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në “Kanal 10” tha se vendimi është marrë nga Shtabi i Përgjithshëm Zgjedhor i Vetëvendosjes.

“Është interesant që knej nuk po na dojnë, e knej po dojnë me na pasë në studio”, tha Haxhiu përmes një lidhje live në atë televizion.

Vetëvendosja, sipas Haxhiut, do të përqendrohet në përçim të mesazhit të pandërmjetësuar dhe paballafaquar “në takim me qytetarët”.

Autori i emisionit “Pressing” në T7, Leonard Kerquki – një nga emisionet me shikueshmërinë më të madhe dhe më seriozet në debate politike – ishte i pari që njoftoi t’i jetë kumtuar bojkoti i Vetëvendosjes.

Për Kerqukin s’bëhej fjalë për bojkot “por eshte ikje nga ballafaqimi për qeverisjen kater vjeçare”.

Personalisht, kur shoh se gazetaret me te mire dhe televizionet kryesore jane pjese e ’listes se zeze’ te Vetevendosjes, ndihem shume i nderuar nga ky bojkot”, tha ai.

Ndërkaq për arsyet e shqiptuara, Kerquki tha “nuk mund ta ndaj sepse nuk e kuptova cila ishte”.

Autori i “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, e mori për “rikonfirmim të nderit të profesionit” të gazetarisë bojkotin e Vetëvendosjes, duke rikujtuar edhe kohën Hashim Thaçi, ish-president i vendit, i kishte bojkotuar emisionin për pesë vite.

“Shumë nderohem kur ata që mendojnë të jenë të fortit e pushtetit ma “bojkotojnë” emisionin. Njëfarë kohe Hashim Thaçi nuk më kishte ardhë nja pesë vjet në Rubikon. Tash edhe ky tjetri, Albin Kurti, diçka po tutet! Çfarë rikonfirmimi i nderit për profesion!”, shkroi Kelmendi.

Gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, pasi u konstatua bojkoti i plotë i Vetëvendosjes ndaj mediave më serioze në vend, e lidhi me dyshimet dhe hetimet serioze për korrupsion që po zhvillohen ndaj zyrtarëve të qeverisë dhe Vetëvendosjes.

Ishin më kurajozë dhe trimëra kur kishin 10-15 përqind të votave të Kosovës, se sa kur morën 50 përqind… Kjo do të thotë që sa më shumë që ti dhe rrethi yt vjedhni, aq më shumë kini frikë të dilni për t’u përballur me gazetarët, analistët dhe kundërshtarët politikë”, tha Buzthala.

“Janë pikërisht këto televizione që tani i konsiderojnë si televizione të oligarkëve, që e kanë sjellë në pushtet Albin Kurtin”, tha Buzhala.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile