Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjakovë, Prishtinë, Prekaz: Ku do ta hapin fushatën zgjedhore partitë politike?

Në fund të kësaj jave, partitë politike që garojnë në zgjedhjet e nëntë shkurtit, pritet të hapin fushatën zgjedhore. Tashmë ndërkaq, janë mësuar edhe lokacionet se ku partitë kanë vendosur të bëjnë një gjë të tillë, derisa i kanë zbuluar edhe sloganet.

Fillimisht, ndonëse nuk ka ende njoftim zyrtar, Lëvizja Vetëvendosje që aktualisht ka pushtetin, pritet ta bëjë hapjen nga Gjakova.

Albin Kurti në një përmbledhje të një tubimi lajmëroi se në Gjakovë do të kthehen për të nisur zyrtarisht fushatën.

“E nisëm me qytetin historik, qendrën politike e kulturore që ka dhënë kaq shumë për çlirimin e pavarësinë, zhvillimin ekonomik dhe shtetndërtimin demokratik”tha ai.

Të martën ndërkaq, kryeministri e bëri të ditur edhe sloganin me të cilin VV-ja garon në këtë zgjedhje, e që është, “Cep më cep”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se më 11 janar do ta hapë fushatën zgjedhore në një tubim në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

“Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë!” – ka thënë kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Slogani i LDK-së në këto zgjedhje është “Bëhu ndryshimi”.

Partia Demokratike e Kosovës pritet ta hap fushatën më 11 janar në sallën 1 tetori në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar nga sekretarja e Përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku e cila ka thënë se janë planifikuar mbi një mijë e 700 tubime.

Mes tjerash, Çitaku ka thënë se fushata hapet më 11 janar, në orën 16:30 në sallën 1 tetori.

“Në këto takime do të prezantojmë vizionin tonë, programin tonë dhe do të përpiqemi të ndërtojmë një koalicion të gjërë me qytetarët. Ju njofttoj se më datën 11 janar, në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të hapim zyrtarisht fushatën zgjedhore” – tha Çitaku.

“Ma mirë” është slogani i prezantuar nga PDK-ja, me kandidat Bedri Hamzën.

Ndërkaq, Nacionale ka mësuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hapë fushatën në Prekaz, fillimisht, nga ora 11:00 dhe më pas nga ora 14:00 në sallën 1 tetori më datën 11 janar.

Slogani i AAK-së është “Për Kosovën fituese”.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më nëntë shkurt.

Të gjitha zhvillimet nga fushata do të mund t’i ndiqni në Nacionale, në kategorinë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile