Site icon Lajmeria.info

Gjykata vazhdon masën e paraburgimit për dy muaj për Fatmir Shehollin

Masën e paraburgimit për dy muaj për Fatmir Shehollin e ka vazhduar Gjykata.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Sheholli u arrestua nën dyshimin për spiunazh më 9 tetor të vitit të kaluar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prokuroria Speciale kishte kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimeve për veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi.

Aktvendimi i gjyqtares aprovoi kërkesën e PSRK-së, duke vazhduar masën e paraburgimit për 2 muaj.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version