Masën e paraburgimit për dy muaj për Fatmir Shehollin e ka vazhduar Gjykata.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Sheholli u arrestua nën dyshimin për spiunazh më 9 tetor të vitit të kaluar.
Prokuroria Speciale kishte kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimeve për veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi.
Aktvendimi i gjyqtares aprovoi kërkesën e PSRK-së, duke vazhduar masën e paraburgimit për 2 muaj.





















You must be logged in to post a comment Login