Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Hajvanati i Kurtit”, Kica-Xhelili: Hendeku i patejkalueshëm me LVV-në kulmoi me natën e zgjedhjeve (VIDEO)

Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje tash pas zgjedhjeve, nuk është i papritur.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo tha se megjithatë, LVV-ja e ka kuptuar një realitet që njerëzit nuk blejnë gjithçka që u servohet.

“Mendoj që nga LVV asgjë nuk mund të konsiderohet e papritshme. Edhe ajo që mund të na duket surreale në njëfarë realiteti të pranueshëm për publikun kosovar, duket që kur vjen puna te ata, gjithçka mund të pritet. Madje, edhe një lloj dikotomie si kjo e kryetarit në detyrë të Kuvendit, Konjufca sot, apo edhe një rikthim në njëfarë realiteti të përnjëhershëm, që sipas tij, zgjoheka në një mëngjes dhe e kuptojnë një realitet që njerëzit nuk blejnë gjithçka siç u servohet, fillojnë të mendojnë pak më racionalisht. Unë nuk mendoj që ata u zgjuan sot. Mendoj që ata e kanë njëfarë përshtatshmërie që ia bëjnë diskursit, varësisht se çka ata mendojnë ose vlerësojnë, është e pranueshme për publikun ose jo”, tha nënkryetarja e LDK-së.

Doarca Kica-Xhelili tha se një gjë që ajo beson se nuk e befasoi opinionin, ishte qëndrimi i LDK-së sot, për të refuzuar takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

“Çka mendoj që për elektoratin megjithatë nuk ishte befasues, ishte qëndrimi ynë sot, shkrimi i kryetarit Abdixhiku, dhe vlerësoj se një gjë duhet ta themi qartë, sepse kur po pyesin se a keni refuzuar, unë ju them se ne po rikonfirmojmë atë që e kemi thënë para dhe pas zgjedhjeve. Derisa para zgjedhjeve qëndrimet tona kishin të bënin me njëfarë hendeku të madh me LVV-në, hendek ky që ishte parapërcaktuar, sepse ne nuk është se kemi ndonjë bllokim ndaj një grupimi politik në vetvete, por ishte rrjedhshmëria politike e LVV-së, vendimet apo mungesa e vendimeve, mendësia kundërkushtetuese, dhe njëfarë cikli vicioz që e kishte futur shoqërinë kosovare me njëfarë diskursi përçarës që neve na kishte krijuar një hendek vështirë të tejkalueshëm”.

“Por, kur u bë ky hendek plotësisht i patejaklueshëm, ishte periudha e fushatës e cila kulmoi me natën e përfundimit të zgjedhjeve”, deklaroi Kica-Xhelili, teksa u pajtua se deklarimi i Kurtit natën e zgjedhjeve kur i quajti partitë opozitare si “hajvanë” e “hajvanatë”, ishte “gozhda e fundit”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Statusi i urgjencës do të...

Lajme

Tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Bajr të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi banimi, transmeton...

Lajme

I riu nga Malisheva është viktima e 9 që humbi jetën në vendin e punës. E ky është një nga faktorët që po ndikon...

Lajme

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të për herën e tetë do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Puna...

Kulturë

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Enable Notifications OK No thanks