Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës për miratimin e Projektligjit për liritë fetare përmes së cilit pritet të definohet statusi për Kishën Ortodokse Serbe.

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka thënë se miratimi i këtij ligji në Kuvendin e Kosovës është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë kur u pyet mbi statusin e Kishës Serbe.

“Dhe për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit që të mbështesin miratimin e ligjit”, ka thënë ajo.

Sipas Enver Hasanit, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ndryshimet në këtë ligj dhe miratimi i tij janë në funksion të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe, në thelb, formalizojnë një realitet të krijuar për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS).

“Unë mendoj që trajtimi preferencial ose i privilegjuar i Kishës Ortodokse Serbe e ka origjinën apo gjenezën te marrëveshja e Ohrit, përkatësisht e Brukselit. Ky ligj e implementon një pjesë të dispozitave që kanë të bëjë me statusin e Kishës Ortodokse Serbe, e formalizon, i vë një koperturë juridike një gjendje ekzistuese. Në vend që ligji, meqenëse është fjala për një kishe, institucion fetar, i cili ka trajtim të privilegjuar dhe në pjesë të caktuara edhe në planin e Ahtisarit ka pas eksterritorialitet. Për shkak se pa lejen e titullarit të Kishës përkatëse, që vlen vetëm për Kishën Ortodokse Serbe jo për tjërët, në qoftë se vjen nevoja për të ndërhyrë për shembull për zbatim të ligjit… ose për e kemi rastin e sulmit terrorist (në Banjskë të Zveçanit), ku të gjithë ata u futën në kishë, është gabim që s’është rregulluar, çka nëse nuk jepet leja.

Statuse të paprekshmërisë së tillë, ekzistojnë vetëm për hapësira diplomatike dhe deri diku edhe konsullore që rregullohen me konventat e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe konsullore”, ka thënë Hasani në TvDukagjini.

Hasani argumenton se për Ligji për Liritë fetare përbën një cenim të sovranitetit dhe juridiksionit të shtetit laik të Kosovës.

Në vend që të përcaktohej një kapitull i veçantë me procedura të qarta veprimi, ligji garanton paprekshmërinë absolute të KOS-it, duke formalizuar një marrëveshje që, sipas tij, i detyron institucionet kosovare të pranojnë realitetin aktual të operimit të Kishës Ortodokse Serbe.

“Në këtë kuptim kjo ka qenë dhe është shumë problematike. Për shkak se në të ardhmen, une prapë po e përsëri ligji ka dispozita shumë të mirë sa i përket kontrollit financiar, shpërlarjes së parave, aktiviteteve potenciale kriminale që mund ti kenë bashkitë e caktuar afetare.

Ai ligj, dispozitat që i janë shtu ligji për ndryshim dhe plotësim, e formalizon zotimin që e ka marr Kurti në Ohër. E formalizon gjendjen qysh operon sot për sot ose qysh ka operuar deri sot Kisha Ortodokse Serbe. Kjo është esenca e atij ligji… Në vend që të kishte dispozita ose kapitull të veçantë, i cili përcakton proceduar e veprimit, në mënyrë që, se ai është garantim i paprekshmërie absolute. Është cenim i sovraniteti dhe juridiksionit të shtetit laik ndaj krejt terrorit.”, ka shtuar Hasani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile