Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

I akuzuari i dikurshëm për ryshfet kërkon vota për kapjen e Prokurorisë

Ish i akuzuari për ryshfet, deputeti Armend Muja u ka thënë disa simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje se synimi i partisë është vendosja nën kontroll e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, në një komunikim me ta përmes një platforme online.

Në komunikimin të cilin e ka siguruar Paparaci, deputeti Muja ua kërkon atyra votat për Lëvizjen Vetëvendosje me premtimin se në mandatin pasues do të “kapet” Prokuroria dhe Gjyqësori.

“Dhe, kjo është arsyeja pse unë ende besoj që diku ku nuk kemi mundur të kemi ende kontroll ose diku ku 14 shkurti nuk ka arritur ende të depërtojë është te sistemi prokurorial dhe i drejtësisë, sepse kërkohet një vendim i gjykatës për të përjashtuar Lista Serbe nga procesi ynë politik”, dëgjihet duke thënë Muja, në komunikim me disa militantë të LVV-së.

Tutje, ai thotë se kapja e sistemit të drejtësisë është përgjegjësi e Vetëvendosjes për mandatin e ardhshëm.

“Atë po kemi vështirësi me kontrollu, sepse në krye të Prokurorisë është x personi i cili ia ka heq fletarrestin Radojçiqin. Dhe, kjo është përgjegjësia që ne e kemi. Për këtë arsye në mandatin që po pason do të pastrohet edhe sistemi i drejtësisë”, u thotë Muja, bashkëbiseduesve në komunikim.

Muja, i cili shërbeu për herë të parë si deputet në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës, ishte akuzuar për ryshfet nga Prokuroria Speciale në vitin 2014.

Ai akuzohej për marrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje.

Në të njëjtin rast akuzoheshin edhe Basri Muja e Ferdije Zhushi-Etemi, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, përkatësisht Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Muja, asokohe shërbente si zyrtar në organizatën jo-qeveritare UNDP.

Armend Muja në bankën e të akuzuarve në Gjykatë

Në vitin 2019, Muja dhe të tjerët u liruan nga akuzat cili meqë vepra penale për të cilën akuzoheshin ishte vjetërsuar.

Armend Muja, më 21 janar 2021-s kishte aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile