Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ish-mbështetësi i VV’së: Jo më votë për partinë Kurti

Ish-mbështetësi i Albin Kurtit, analisti Bleron Baraliu, i ka reaguar ashpër Rexhep Qosjes pasi ky i fundit bëri thirrje publike që të votohet Albin Kurti.

Bleron Baraliu ka treguar se në zgjedhjet e vitit 2021 është regjistruar për të votuar, por tani ndjehet i zhgënjyer dhe ka bërë thirrje të mos votohet Albin Kurti.

Ai ka treguar se pushteti ka rënie të fortë sidomos në moshën 26-40 dhe sidomos në zonat urbane si Prishtina, Mitrovica, e Prizreni, ndërsa ka ruajtur votën 65+ (ku bënë pjesë Akademiku Qosja).

Postimi i plotë:

Jo më votë për partinë Kurti!

Në diskursin më të ri akademik, pyetje iluministe megjithatë mbetet: për kënd ka votuar akademiku i jashtëzakonshëm Rexhep Qosja në vitin 2,000 dhe a ka gabuar atëherë?! Sa janë gjasat që do të gaboj sërish – kësaj radhe, matematikisht, kam frikë vet, me përmasa shumë më të larta se atëherë?!

Përkundër Qosjes, unë kam votuar vetëm njëherë, dhe atë në vitin 2021, për partinë Vetëvendosje (sic, LVV nuk ekziston më…). Përkundër Qosjes, kësaj radhe kam vendosur as të mos regjistrohem për të votuar, sepse — edhe pse vota (dhe nxitja ime pasionante në vitin 2021) për të votuar partinë VV ka qenë e drejt në rrethanat e atëhershme — vota ime ka qenë një votë krejtësisht e pamerituar nga Kurti me qeverisjen e tij monolite dhe të pa aftë.

Qosjes duhet t’ia kujtoj se është e vërtetë që Kurti ka sjellë një diskurs të ri rreth veriut të vendit dhe qëndrimit karshi mujsharëve ndërkombëtarë, dhe për këtë ruan merita të dalluara, është e vërtetë që Kurti 2 edhe ka tentuar disa reforma administrative e politike, por njëkohësisht është e vërtetë që, krahas sukseseve në veri, radhiten dështime pakufi në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe diplomaci – kulminuar me tradhëti të kauzës kombëtare, si dhe tradhëti kombëtare me dorëzimin e Manastirit të Deçanit dhe legjitimimit të kishës fashiste s*rbe si një entitet juridik autonom në Kosovë.

Vota e Kurtit në këto rrethana, besoj unë, është votë e mallkuar për shpresat e vrara, mbështetje për metamorfozën ‘Rugoviane’ të Kurtit, thikë e fortë mbas shpine kauzës për të ardhmen e kombit tonë të bashkuar e të fuqishëm.
Po ti kishte të dhënat e mia, do të kuptonte i nderuari Profesor se mbështetësit më të furishëm të Kurtit sot nuk janë më Demaçistët e revolucionarët themelues të Lëvizjse por janë mu ata jugosllavistë dhe soji i tyre që Kosovën e duan të acaruar kundër luftëtarëve të lirisë dhe UÇKsë dhe të ndarë nga trungu i kombit, siç e donte tito i tyre i dashur. Pra, mu ata dhe bijtë e tyre që votuan kundër vet Qosjes në vitin 2,000!

p.s. arësyeja pse nuk po i publikoj rezultatet e përshtypjeve online është sepse ato janë kaq habitëse sa më duhet ti përpunoj edhe në disa dimensione shtesë (dhe spo kam kohë mjaft) për të qenë i bindur se nuk kemi rrëshqitje të modeleve. Për këtë arësye kam ftuar edhe një mik timin matematikan të më ndihmoj. Në një bisedë në X i kam ndarë disa të dhëna specifike që tregojnë qartë se 300,000 votues do të ishte një cak i lartë për partinë VV, pra larg nën pretendimin qesharak prej 500k.

Deri më tani, duket se votuesit do të shkundin skenën politike për ti dhënë sërish frymë pluralizmit antimonolitik. Mund të them se pushteti ka rënie të fortë sidomos në moshën 26-40 dhe sidomos në zonat urbane si Prishtina, Mitrovica, e Prizreni, ndërsa ka ruajtur votën 65+ (ku bënë pjesë Akademiku Qosja).
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile