Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Kaderi nxjerr bllof Lumbardhin: Mund të më kesh gënjyer mua, por mos gënje publikun

Ish konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj ka reaguar kundër ish të dashurit të saj, Lumbardh Salihut.

Kaderi e nxorri Lumin bllof duke ia publikuar bisedat, ku fituesi i edicionit të dytë shihet se ia ka uruar ditëlindjen.

Lumbardhi në intervistë u shpreh se nuk e ka uruar për ditëlindje për shkak se nuk ka dashur t’i ndërhyjë në privatësi, gjë të cilën e demantoi me fakte Kader në një postim.

Më poshtë gjeni mbishkrimin e plotë:

Prej shumë kohësh kam zgjedhur heshtjen, edhe pse vazhdimisht jam përmendur në intervista.

Heshtja nuk ka qenë mungesë fjalësh, por një zgjedhje e vetëdijshme për të kursyer personin në fjalë – jo për ndonjë arsye tjetër, por për një fije respekti për të kaluarën tonë.

Por kur ky respekt nuk është reciprok dhe për hir të pak vëmendjes apo përpjekjeve për të shpëtuar një imazh të lëkundur, dikush zgjedh të më përdorë si mjet për manipulim, heshtja bëhet pafuqi.

Së fundmi, më dërguan një video – një tjetër episod viktimizimi dhe gënjeshtrash të hapura. Nuk është hera e parë, por duhet të jetë hera e fundit. Dikush që pretendon të hyjë në politikë dhe të fitojë besimin e njerëzve, nuk mund të lejojë vetes të ndërtojë rrugën e tij mbi gënjeshtra edhe për gjëra bazike, si një urim ditëlindjeje.

Mund të më kesh gënjyer mua, por mos gënje publikun duke vazhduar të flasësh mbi emrin tim. Boll është boll!

Gjithashtu në foto vërejmë se Lumbardhi i ka shënuar gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile