Afrim Kasolli, analist në FIVE në RTV Dukagjini ka folur rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës nesër(e martë) me 15 Prill.
Ai ka thënë se befasitë në jetën politike nuk janë të pamundura por se ai ka thënë se në bazë të deklarimeve zyrtare dhe publike të partive politike dhe zyrtarëve të tyre, nderi më tani nuk ka asnjë koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve dhe partive të tjera.
Pra, Kasolli konsideron se deri më tani nuk ka asnjë indicie se situata mund të zhbllokohet dhe të formohet qeveria pas konstituimit të Kuvendit.
“Njëri nga deputetët e partive minoritare ka deklaruar sot se janë vetëm shtatë deputet të këtyre partive që po i bie që edhe me tri votat e Nismës aktualisht nuk ekziston pragu i duhur i 61 votave në konstituimin si të kryetarit të Kuvendit ashtu edhe për të kalu më pastaj në formim të Qeverisë”, ka thënë ai.
“Nëse nesër nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit…situata mund të bllokohet dhe kjo është situatë e favorshme për Lëvizjen Vetëvendosje nëse opozita siç kanë deklaruar nuk ia votojnë kryetarin e Kuvendit”, është shprehur Kasolli.
Ai ka thënë se nëse Vetëvendosja nëse e nominon kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe nuk i merr votat e mjaftueshme “atëherë situata mbetet e bllokuar” ngase nuk kasnjë subjekt tjetër politik që mund të ja marr të drejtën Vetëvendosjes.
