Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

KMDLNj: Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës, nuk treguan as interesimin më të vogël për t’i vizituar të arrestuarit në Hagë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ashpër ndaj mungesës së transparencës dhe llogaridhënies së Gjykatës Speciale, duke theksuar se kjo gjykatë nuk i përgjigjet institucioneve të Kosovës. Sipas KMDLNJ-së, as Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e as dhe Kryeministri Albin Kurti, nuk e kanë treguar as interesimin më të vogël për t’i vizituar që, sipas tyre është qasje diskriminuese.

Sipas këshillit edhe trajtimi i të burgosurve është diskriminues, derisa kërkon nga Kuvendi i Kosovës amandamentimin e Ligjit për Gjykatën Speciale për të siguruar një mekanizëm monitorimi efektiv, e jo të mbeten vetëm siç i quan ”deklarata mashtruese”.

”KMDLNj vazhdimisht ka këmbëngulur që Kuvendi i Kosovës, si themelues të mbajë një apo më shumë seanca ku do të kërkohej transparencë dhe llogaridhënie për trajtimin e pengjeve të Hagës e që në asnjë mënyrë nuk do të merrej si ndërhyrje në punën e kësaj Gjykate.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndarë në baza partiake dhe politike nuk e kanë bërë as përpjekjen më të vogël të luajnë rolin e të zgjedhurit të popullit dhe përmbushjen e mandatit detyrues për përfaqësim dhe mbrojtje të drejtave të njeriut përkatësisht të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. KNKK nga Gjeneva nuk ka kohë të takojë të burgosurit dhe të dëgjojë shqetësimet e arsyeshme kurse Avokati i Popullit i Holandës nuk merret fare me këtë çështje dhe nuk i njehë autoritetet kosovare.

Pengjet në Hagë janë vizituar nga deputetë të Kuvendit, nga Komisioni për të drejtat e njeriut i Kuvendit të, nga ministra, z.kryeministra dhe nga Kryetari i Kuvendit. Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës nuk e kanë treguar as interesimin më të vogël për t’i vizituar që, sipas KMDLNj-së është qasje diskriminuese.

Edhe vizitat janë bërë selektive, për turizëm, për selfie dhe për përfitime politike dhe materiale. Sidomos materiale shkaku se përveç rrogës së majme, kanë marrë edhe mëditje për këto vizita.

Më parë kryetari i Kuvendit kishte kërkuar një Mekanizëm monitorues dhe kjo ishte e tëra që e bëri. Ishte mashtrim ordiner.

Një muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe para përfundimit të mandatit, ministrja e Drejtësisë kërkoi të formohet një Mekanizëm vendor a ndërkombëtar për monitorim ndonëse nuk ka lënë gurë pa lëvizur t’ua bëjë jetën sa më të rëndë dhe t’ua pakësojë mundësitë për një mbrojtje efektive. KMDLNj thekson se këto janë deklarata mashtruese, për përdorim të brendshëm, për përfitime politike dhe blerje të votave.

KMDLNj ia përkujton opinionit se asnjë vizitë nga Kosova pavarësisht cilit institucion i përkasin nuk llogaritet si vizitë zyrtare por si vizitë private apo familjare që tregon qartë shpërfilljen që ua bënë Gjykata edhe përfaqësuesve më të lartë institucionalë.

KMDLNj shpreson se përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të jetë më e përgjegjshme, profesionalisht dhe institucionalisht duke amandamentuar Ligjin për Gjykatën Speciale duke kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe afatizim të punës ose, që do të konsiderohej e përgjegjshme dhe minimalisht e ndershme të deklarojë botërisht se kjo Gjykatë nuk është, me asgjë e Kosovës”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile