Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Konjufca: Administrata Biden dhe Obama e kanë vendosur Kosovën në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka aluduar se administrata Biden dhe Obama, e kanë dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë.

Sipas tij, prej vitit 2011, këto dy administrata e kanë vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme.

Sipas Konjufcës, gjatë ksaj kohe, Kosovës i kanë ndodhur shumë tema të shtyra nga Serbia, e që e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës.

“Administrata e presidentit Biden, ma merr mendja, që kjo rrjedh prej administratës së presidentit Obama, këto në relacion me Kosovën, këta dy presidentë të shumë respektuar të Amerikës, prej vitit 2011, e kanë pasur një qasje ndaj Kosovës, e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosur në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë, këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Pikërisht, administrata e presidentit Obama dhe Biden, dhe neve gjatë kësaj kohe, na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia, që shumë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës”,ka thënë Konjufca në RTK.

Pra, Vetëvendosja pas akuzave të shumta ndaj administratës Trump dhe emisarit Grenell, tash ka akuzuar edhe administratën Biden dhe Obama për sipas tij, qasje jo të drejtë ndaj Kosovës.

Konjufca kishte akuzuar kohë më parë Grenellin se merr pare nga Serbia.

…Le bre se na tranove me qat Grenell… e shumë ma mirë me ju referu asaj se çfarë obligime ka marrë Grenelli, obligime të cilat mundesh me i derivu ti prej faktit se në çfarë pay-rolli (pagesë mujore) është”, është shprehur Konjufca.

“Njeri kah i merr rrogën dhe paret qashtu duhet me vepru”, ka thënë Konjufca.

Sot inaugurohet presidenti i ri

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të hënën inaugurohet edhe zyrtarisht në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ai ka premtuar se do të veprojë me “shpejtësi dhe fuqi historike”, duke nënshkruar një varg urdhrash ekzekutivë, në shënjestër të të cilëve do të jenë migrimi i paligjshëm, të drejtat e transgjinorëve dhe prioritete të tjera të krahut të djathtë politik.

“Ne fituam, ne fituam” – deklaroi Trumpi të dielën gjatë rikthimit triumfues në Uashington, ku mbajti një “tubim të fitores” me mijëra mbështetës në një sallë sportesh në qendër të qytetit. “Çfarë ndjenje e mirë! Neve na pëlqen që të fitojmë, apo jo? Ne do ta bëjmë vendin tonë më të mrekullueshëm se kurrë më parë” – shtoi ai, raporton gazeta “The Guardian”.

Presidenti në ardhje mbajti një fjalim energjik, si zakonisht, me një përzierje mburrjesh, pretendimesh të rreme e premtimesh të gjera.

“Duke filluar nga nesër, unë do të veproj me shpejtësi dhe fuqi historike dhe do ta rregulloj secilën krizë me të cilën ballafaqohet vendi ynë” – premtoi miliarderi republikan, i cili në zgjedhjet e 5 nëntorit e mposhti bindshëm demokratin Joe Biden.

Trumpi gjithashtu e përsëriti zotimin e fushatës për ta filluar dëbimin më të madh të emigrantëve në historinë e ShBA-së, veprim me të cilin do të largoheshin mijëra njerëz nga vendi. Shkalla e këtij operacioni ndoshta do të marrë vite dhe do të ishte shumë e kushtueshme.

“Nesër, secili në këtë sallë shumë të madhe do të jetë shumë i lumtur me vendimin tim për pengjet J6. Shumë i lumtur. Unë mendoj se ju do të jeni shumë, shumë të lumtur” – tha Trumpi, duke iu referuar më shumë se 1.500 të dënuarve për sulmin e 6 janarit të vitit 2021 kundër Capitol-it, kur mbështetësit e tij ishin munduar që ta zhbënin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

“Nesër në mesditë, bie perdja e katër viteve të gjata të rënies amerikane dhe ne fillojmë një ditë tërësisht të re të fuqisë, mirëqenies, dinjitetit dhe krenarisë amerikane” – shtoi presidenti i zgjedhur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile