Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

KQZ e shpërbleu kompaninë AL – Dushi me tender për bartjen e materialit votues me çmim dyfish më të lartë dhe pa i plotësuar kriteret që kërkohen

“AL Dushi”, një kompani e papërgjegjshme, ka arritur të marrë tender nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për bartjen e materialeve votuese nëpër vendvotime në ambasadat e Kosovës në mbarë botën dhe kthimin e fletvotimeve në Kosovë, pa i plotësuar kriteret që kërkohen.

Gazeta Express, që ka pasur qasje në këto dokumente, ka marrë vesh se kjo kompani nuk ka dorëzuar sigurim të tenderit si një garanci, siç kërkohet në formularin e aplikimit, dhe as nuk ka e ka specifikuar se ofron shërbimin e postës diplomatike ndërkombëtare, siç kërkohet në rastin specifik.

Materialet votuese dhe fletvotimet, kjo kompani do t’i bartë me fluturime komerciale.

Departamenti i Prokurimit i KQZ-së ka bërë lëshime serioze ndaj këtij operatori teknik që nuk e ka dorëzuar sigurimin e tenderit në vlerë prej 5,000.00 eurosh të vlefshëm për 120 ditë, siç kërkohet nga Fleta e te Dhenave te Tenderit (FTD).

Tenderi specifikon kërkesën që operatori ekonomik të jetë i autorizuar nga njëra prej kompanive ndërkombëtare për ofrimin e shërbimeve të dërgesave ndërkombëtare diplomatike nga dhe në Kosovë. “AL Dushi” do të duhej ta dorëzonte kontratën, marrëveshjen apo një autorizim për ofrimin e shërbimeve postare diplomatike, gjë të cilën nuk e ka bërë. Kjo kompani ka ofruar vetëm një autorizim nga kompania UPS e cila nuk specifikon se ofron shërbime postare diplomatike në Kosovës.

“AL Dushi” s’ka marrë asnjë përgjegjësi për afatet kohore për dorëzimin e materialeve votuese dhe fletvotimeve.

Vonesat e mundshme si pasojë e procedurave që mund t’i ndjekin shtetet pranuese përmes organeve doganore nuk janë llofaritur dhe kjo të çon te bindja se “AL Dushi” nuk ofron shërbime postare diplomatike, pasi ato nuk mund të ndalen në asnjë shtet të botës dhe dorëzohen pa kontrolle të autoriteteve.

Këtë e mbështet edhe fakti që kjo kompani do t’i bartë materialet votuese dhe fletvotimet me fluturime komerciale.

Se “AL Dushi” nuk ofron shërbime postare diplomatike ndërkombëtare dëshmon fakti që kësaj kompania Ministria e Punëve të Jashtme ia ka shkëputur kontratën në tetor të vitit të kaluar, pasi 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi nuk kishin shkuar në destinacion, e dokumente të tjera ishin dëmtuar.

Ministria e Punëve të Jashtme madje i ka kërkuar Organit Shqyrtues të Prokurimit më 24 dhjetor të vitit të kaluar që kjo kompani të futet në listë të zezë dhe të mos marrë pjesë në procese tenderuese për një vit.

MPJ arsyetonte se përkundër vërejtjeve të njëpasnjëshme për vonesat e dorëzimit të dërgesave, ankesave nga ambasadat dhe misionet diplomatike të vendit, kompania nuk është ndalur në papërgjegjshmëri dhe se po i vuajnë ende pasojat e kësaj papërgjegjshmërie.

“Si Autoritet jemi detyruar që këto dërgesa ti dërgojmë me kapacietet tona nga MPJD duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar vijueshmërinë dhe sigurinë e bartjes së Postës Diplomatike. Bashkangjitur gjeni të gjitha dëshmitë për Ankesat, Vërejtjet dhe Rekomandimi për shkëputje bazuar në Nenin 72.1 dhe 72.2 i Rregullores per Prokurim Publik nga Menxheri i kontratës”, thuhet në kërkesën e Divizionit të Prokurimit Publik të MPJ-së.

“OE-ik ka deklaruar qe dërgesat do të kryhen sipas kushteve të kontratës por ka dështuar në implemtimin e kushteve te kontrates duke mos pasur kapacitete të mjaftueshëme për te kryer shërbimet sipas kushteve të kontrates dhe respektimin e afateve të dërgesave, prandaj Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kërkon nga OSHP zbatimin e nenit 99.2 për arsye se OE ka paraqitur te dhëna te rreme me rastin e dorëzimit te ofertës kur se bashku me oferte ka dorëzuar Deklaratën nen Betim ne te cilën deklarate OE deklaron se i përmbush kushtet e përshtatshmërisë”, thuhet në kërkesë.

Përveç që s’i ka marrë për bazë këto, KQZ-ja ka vendosur që tenderin për kryerjen e shërbimeve postare të votimeve jashtë vendit t’ia japë kësaj kompanie, oferta e së cilës ishte dy herë më e lartë.

Mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit votojnë për zgjedhjet parlamentare nga 9 janari deri më 9 shkurt, kur ato do të zhvillohen në Kosovë. Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Statusi i urgjencës do të...

Lajme

Tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Bajr të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi banimi, transmeton...

Lajme

I riu nga Malisheva është viktima e 9 që humbi jetën në vendin e punës. E ky është një nga faktorët që po ndikon...

Lajme

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të për herën e tetë do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Puna...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Enable Notifications OK No thanks