Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kryetarja e komisionit për punë të jashtme e VV-së ia huq me të madhe, thotë se Kosova ka misione diplomatike në Greqi dhe Poloni

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shërbyer këtë mandat si kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka shfaqur mungesë të njohurive në fushën e politikës së jashtme në një debat.

Në një përballje me kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Canën në ATV, ajo ka vlerësuar se Kosova ka misione diplomatike dhe jo konsullore në Greqi dhe Poloni.

Një gjë të tillë e ka demantuar Cana, duke thënë se misionet diplomatike krijohen kur dy shtete njohin njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, edhe nëpërmjet një verifikimi në rrjetet sociale dhe në uebfaqet zyrtare të misioneve konsullore, mund të konfirmohet se në këto dy shtete, Kosova nuk ka misione diplomatike.

Pjesë nga debati:

Edon Cana: Sa për sqarim për publikun: Unë kam jetu 10 vite në Angli dhe e kam kryer shkollimin në London School of Economics, ku njerëzit nuk mund të shkojnë as tek personat në fjalë ta ëndërrojnë atë shkollim. Kjo zonja nuk e din se as çfarë është misioni diplomatik, sepse në Athinë ne nuk e kemi misionin diplomatik.

Arbëreshë Hyseni KryeziuNuk e ke pasë kur ke qenë ti.

Edon CanaËshtë Zyra Ndërlidhëse, ja u tregoj edhe emrin kush shërben aty, nuk e ka statusin diplomatik.  E dyta, nuk është mision diplomatik.

Arbreshë Hyseni KryeziuE ka ngritur statusin, por je i painformuar. Ke mbetur i pa ‘apdejtum’.

Edon CanaMu po më vjen marre që kjo zonjë nuk ka njohuri themelore. Për me pasë status diplomatik, duhet dy shtete me e njoftë njëri-tjetrin dhe me i dërgu… Ju nuk i dini gjërat themelore. E dyta, Misioni jonë në Poloni nuk është mision diplomatik por është mision konsullor.

Arbresha Hyseni KryeziuVetë fakti që kemi hapur zyre të konsulatave dhe misioneve diplomatike në vende të ndryshme të Evropës…

Edon CanaÇka është kjo zyrë e konsulatave? Ka Konsullata, jo zyre të Konsullatave.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile