Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kurti i djeg mërgimtarët, 200 euro dallim biletat e fluturimit Prishtina me Tiranë e Shkup!

Kiks Kosova ka kërkuar në disa prej faqeve online në të cilat bëhen rezervime të biletave të udhëtimit.

Kjo për të krahasuar çmimet e linjave nga Aeroporti i Prishtinës, ai i Tiranës dhe nga Shkupi.

Në bazë të kërkimeve, del të jetë se çmimet për të fluturuar nga Prishtina, janë dukshëm më të shtrenjta.

Të paktën 422.99 euro kushton një biletë drejt qytetit gjerman të Frankfurtit.

Plot 222 euro më lirë të del nëse nga Tirana shkon në drejtim të të njëjtit vend në Gjermani.

Çmimet e biletave nga kryeqyteti i Kosovës për Cyrih “kanë fluturuar”, duke arritur gati në 600 euro.

E afërsisht katër herë më e lirë bileta është nga Tirana, që kushton 194.99 euro!

“Përtoke” është fluturimi drejt Zvicrës edhe nga Aeroporti i Shkupit, ku për të shkuar në qytetin e Bazelit paguan vetëm 95.30 euro.

Njëjtë edhe për në Itali, çmimet dallojnë.

Nga Prishtina, një biletë udhëtimi kushton 474.99 euro, nga Tirana kushton 344.99 euro, kurse nga Shkupi edhe më lirë.

Sipas të dhënave të Aeroportit të Prishtinës, 4 milionë udhëtarë kanë fluturuar përmes “Adem Jasharit” përgjatë vitit 2024.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile