Connect with us

Hi, what are you looking for?

Politikë

Kurti i pati quajtur hajvanë opozitën, Konjufca tash tenton ta zbusë: Edhe ndaj meje ka pasë shprehje të rënda, nuk më ka mbetur hatri

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se politika “s’është as dashuri dhe as urrejtje” kur u pyet mbi gjuhën që partia e tij do të përdorë me partitë opozitare pas deklaratës së kryetarit Albin Kurti që i e quajti opozitën “hajvanat” natën kur Vetëvendosje u shpall partia fituese.

“Gjuhën që do ta përdorim do të jetë gjuhë e bashkëpunimit e partneritetit, ju mund t’i merrni me mend tensionet dhe polarizimet e mëdha që ndodhin gjatë fushatës, por në fund të fundit të gjithë zgjohemi një mëngjes dhe e shohim cili është rezultati i zgjedhjeve dhe e kuptojmë që politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen dhe dashurinë. S’është as urrejtje as dashuri politika”, tha Konjufca pas takimit me partitë politike që pati sot në Kuvend.Duke tentuar ta zbusë deklaratën e shefit të tij, Konjufca tha më pas se edhe ndaj tij ka pasë shprehje të rënda nga opozita, por tha se për këtë nuk mban ndonjë mëri.

“Shprehje kemi dëgjuar shumë të rënda nga ana e opozitës  edhe për vetë mua në Kuvend. Mua më kanë quajtur me lloj-lloj shprehje që as s’dua t’i përmend këtu, por mua nuk më ka mbetur hatri prej atyre shprehjeve dhe ia zgjati dorën e bashkëpunimit secilit me të cilin që mund të bëjmë diçka bashkë për Kosovën”. 

Ai foli më pas edhe për kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, duke thënë se Vetëvendosje ende s’e ka vendosur meqë duhet të dakordohet një marrëveshje koalicioni.

“Vetëvendosje ende s’e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit. Kjo me siguri edhe për arsye se të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës që do shndërrohet pastaj në qeveri i nënshtrohen disa principeve dhe njëra prej tyre është themelimi i qeverisë. Kuvendi kurrë nuk është qëllim në vetvete, ai themelohet për zgjedhjen e institucioneve tjera dhe më i rëndësishmi është ekzekutivi”.

Ai tha se “duke u bërë bashkë të lidhen forcat dhe të vijë deri te një doktrinë e përbashkët e përfaqësimit të interesave shtetërore”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile