Kandidati për deputet nga PDK, Shahin Dervishaj, me numër 77, ka takuar sonte banorët e Lagjës 1 të Skenderajt, nga ku mori përkrahje të fuqishme.
Postimi i Shahin Dervishaj:
Pas një pritjeje të jashtëzakonshme, jam shumë i emocionuar nga mbështetja dhe energjia që mora në tubimin në Lagjen 1, në Skenderaj!
Sot folën zemrat e qytetarëve dhe kjo është ajo që më jep forcë për të vazhduar deri në ditën e fitores me 9 shkurt.
Faleminderit pa fund të gjithëve që ishit pjesë e kësaj ngjarje të paharrueshme, do u jem gjithmonë mirënjohës.
Kështu së bashku do ta bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë 🤗
