Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lirohen dy serbët e ndaluar në Prizren, Haxhiu kritikon prokurorinë

Në prag të festës së pashkëve ortodokse, serbët shpesh zgjedhin objektet fetare në Kosovë për të festuar. Por, sipas njohësve të sigurisë, institucionet e Kosovës, duhet të shtojnë masat e sigurisë, meqë shpePër dallim nga Gjykata Themelore në Gjakovë, e cila ua caktoi nga 30 ditë paraburgim katër serbëve të arrestuar për armëmbajtje pa leje, dy të ndaluarit në Prizren janë liruar.

Prokuroria në Prizren ka thënë se pas analizimit të provave dhe rrethanave, nuk ekziston dyshimi i bazuar për të kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre.

“Bazuar në këtë vlerësim profesional dhe të pavarur, është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë. Prokurori i çështjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet tjera hetimore duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurve”, kanë thënë nga prokuroria.

Dy qytetarë serbë u arrestuan në Prizren nën dyshimin për prezantim të rrejshëm, meqë kishin thënë se janë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, por nuk kishin poseduar dokumentacion.

Këta dy, sipas ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë punonjës aktivë të shërbimeve të sigurisë në Serbi, dhe kanë lidhje të forta edhe me organizatorët dhe pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë.

Lirimin e tyre, Haxhiu e ka kundërshtuar duke e quajtur shqetësuese.

“Po harxhojnë aq shumë resurse e kohë institucionet e sigurisë si dhe po rrezikohen punonjësit e këtyre, e në fund të arrestuarit lirohen?! Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë foca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”, ka thënë Haxhiu.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë institucionet duhet të jenë të kujdesshëm në trajtimin e këtyre rasteve, duke pasur parasysh të kaluarën.

“Rastet e tilla të vizitave qoftë pelegrinazheve apo vizitat nëpër kulte fetare nga Republikës së Serbisë, për shkak se në të kaluarën Serbia dyshohet se ka përdorur metoda të tilla të inflirtimit të agjentëve të sigurisë nëpër turma pelegrinazhësh”, ka thënë Hoxha.  

E historiani Bedri Muhadri, thotë se përkundër që kishat ortodokse përfaqësojnë besimin fetar, Serbia gjithmonë i ka shfrytëzuar ato për çështje politike.

“Kjo formë e paraqitjes së Kishes serbe në Kosovë është në vazhdimësi e politikës së saj të themi supersive të Kosovës sepse dihet që Kisha serbe vazhdimisht ka tentuar që të jetë në dispozicion të ekstremiteteve serbe, kemi pasur rastin edhe me Banjskën që në një rast të tillë është shfrytëzuar edhe Manastiri i Banjskës”, ka thënë Muhadri.

Pjesëtarët e grupit terrorist të udhëhequr nga Milan Radoiciq ishin strehuar e kishin fshehur armatimin në manastirin e Banjskës, nga ku edhe sulmuan zyrtarë të Policisë së Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.erbia ka dërguar agjentë për të tensionuar situatën. Derisa katër serbët e arrestuar në Gjakovë shkuan në paraburgim, dy serbët e arrestuar në Prizren u liruan në procedurë të rregullt. Dhe ky veprim hasi në kundërshtime. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile