Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lista Serbe do t’i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Mediumi nova.rs ka publikuar një informacion të partive serbe në Kosovë që sugjeron se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes Listës Serbe, po organizon “serbët në Kosovë për të formuar një grup prej 500 personash që do të vendosin tende përpara ndërtesës së Presidencës në Beograd”.

Opozita thotë se qëllimi i këtij veprimi është të mbrojnë presidentin serb dhe karrigen e tij nga një grumbullim masiv i popullit të revoltuar.

Pjesëmarrësit do të kenë shpërblim ditor, ushqim dhe pije, dhe planifikohen të arrijnë në Beograd më 12 mars, sipas tyre.

“Mbrojtja” do të vazhdojë për të paktën 25 ditë, derisa Vuçiq të vendosë se sa kohë i duhen.

Lëvizja Popullore e Serbëve nga Kosova “Atdheu”, Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës dhe Forumi Kombëtar Serb kujtojnë të gjithë serbët, se “Aleksandar Vuçiq është tradhtari më i madh në historinë e popullit serb”.

Ndryshe, tash e sa muaj qytetarët kanë nisur protestat masive pas tragjedisë në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 persona gjersa po i kërkohet llogari Vuçiqit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile