Site icon Lajmeria.info

Mbyllet përkohësisht rruga Bajram Bahtiri në Prishtinë për ndërtimin e fazës II të projektit

Në kuadër të projektit ‘Ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri – Faza II’, është mbyllur përkohësisht për qarkullim rruga ‘Bajram Bahtiri’.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se periudha e mbylljes fillon nga 20 korriku dhe mbaron më 11 gusht. ‘Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë kësaj periudhe.

Faleminderit për mirëkuptimin!’, thuhet në njoftim.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version