Në kuadër të projektit ‘Ndërtimi i rrugës Bajram Bahtiri – Faza II’, është mbyllur përkohësisht për qarkullim rruga ‘Bajram Bahtiri’.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se periudha e mbylljes fillon nga 20 korriku dhe mbaron më 11 gusht. ‘Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë kësaj periudhe.
Faleminderit për mirëkuptimin!’, thuhet në njoftim.





















You must be logged in to post a comment Login