Babai i modeles së famshme Gigi Hadid, Mohamed Hadid, i ka argëtuar ndjekësit në rrjete sociale pasi publikoi pa dashje një fotografi të gjeneruar me inteligjencë artificiale (AI), duke menduar se në të ishte vajza e tij gjatë paraqitjes në Met Gala.
Mohamed kishte dashur të shpërndante një foto të Gigi-t nga mbrëmja e madhe e modës, por mes shumë imazheve të rreme që qarkullonin në internet, ai zgjodhi një që ishte krijuar me AI.
Ndjekësit e kuptuan menjëherë se personi në foto nuk i ngjante aspak Gigi Hadid, duke e kthyer situatën në një shaka virale.
Në komentet poshtë postimit, shumë përdorues i shkruan se ajo nuk ishte Gigi, ndërsa reagimet u mbushën me batuta.
Disa prej tyre thanë se situata i kishte “bërë të qeshnin me lot”, ndërsa të tjerë komentuan se ishte e pabesueshme se si AI arriti ta “mashtrojë” edhe babanë e saj.
Megjithatë, shumica e reagimeve ishin me humor dhe pa tone negative, duke e cilësuar si një gafë simpatike.
Pas reagimeve, Mohamed Hadid e fshiu postimin.