Kujtimet e shtëpisë në të cilën jetuan për vite me radhë i gjetën copa-copa.
As fajtori nuk qe dikush i largët.F.S., bashkë me të ëmën dhe motrën, u nisën për në Francë para 5 muajsh me qëllimin që e motra të kryente operacionet për të cilat kishte nevojë të menjëhershme dhe të shërohej e t’i kthehej jetës së saj.
Ditën kur ajo u kthye në shtëpi me të ëmën, gjeti shtëpinë të shkatërruar, raporton Kiks Kosova.
Gjithë këtë katrahurë thuhet se ia shkaktoi xhaxhai i saj i cili jeton në Gjermani.Një veprim i tillë i xhaxhait nuk është se i çuditi fort F.S dhe familjaret e saj.
Gjithë ky presion që thonë se u vjen nga ai, 25-vjecarja thotë se filloi para 10 vjetësh.Në vitin 2013, kjo familje kishte humbur kryefamiljarin dhe tanimë po jetonin të dy motrat me të ëmën dhe gjyshen.
Xhaxhai i cili jeton në Gjermani, për të ndihmuar mbesat e tij, u ndërtoi një shtëpi në Viti ku kishin edhe tokën që u kishte lënë gjyshi.
Këtë shtëpi sipas F.S dhe të afërmve që për KIKS-in folën vetëm mbrapa kamerës, I.S., i cili është xhaxhai, e kishte ndërtuar me ndihmën e shumë bizneseve duke u thirrur se shtëpinë po e ndërton për jetimët e vëllait të tij.
Përveç mungesës së të atit, 25 vjeçarja dhe motra e saj nuk patën ndonjë hall tjetër edhe për dy vite në shtëpinë e re.
Për detaje tjera, ndiqeni kronikën në vijim:
