Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Në fushatë përmend emra të dëshmorëve: Qysh Kurti në 4 vjet pushtet përjashtoj nga puna familjarë e ish-ushtarë të UÇK-së?

Kur është në zor për vota, kryeministri Albin Kurti bërtet fuqishëm duke përmendur emrat e dëshmorëve të Kosovës. Por, në mandatin e tij qeveritar, disa familjar të dëshmorëve kanë qenë edhe në procese gjyqësore për padrejtësitë që iu janë bërë në punë nga Qeveria Kurti. Periskopi ju sjell një përmbledhje të rasteve…

Rasti i Kimete Kodra, gruas së heroit Ilaz Kodra pati bërë bujë se si bordi i Postës së Kosovës i emëruar nga Qeveria Kurti e kishte suspenduar nga puna.

Kimete Kodra kishte thënë se suspendimi i saj është krejtësisht joligjor. Ajo në atë kohë deklaronte se bordi është i ndikuar komplet nga qeveria Kurti, ashtu siç thoshte se kanë qenë të ndikuara nga politika, edhe bordet e mëparshme.

Por, drejtësia triumfoi për Kimete Kodren, ku pas një procesi gjyqësor- afro 2 vite, Gjykata e ktheu në punë.

Si u suspendua dhe u shkakrua brenda 24 orëve, bashkëluftëtari e Adem Jasharit nga Kurti e Sveçla?

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra, ishte suspenduar e shkarkuar nga kjo pozitë brenda 24 orëve. Vendimin për suspendim e kishte marrë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më 13 tetor 2022, kurse një ditë më pas, kryeministri Albin Kurti pati vendosur ta shkarkojë.

Kodra ishte kthyer sërish në pozitën e drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, pas pranimit të ankesës së tij nga ana e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ndërsa në vitin 2023 nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, ishte shkarkuar edhe ish- ushtari i UÇK-së, Ylber Topalli.

Siç kishte pretenduar Ministria,Topalli kishte bërë një sërë shkeljesh ligjore, që dëshmonin shkelje të rënda në një rast të ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit.

Në lidhje me këtë vendim të Minstrisë së Drejtësisë kishte reaguar Topalli i cili tha se kjo që ka ndodhur është një padrejtësi ndaj tij.

“Kjo që po ndodh është një padrejtësi dhe unë besoj fuqishëm se e drejta triumfon dhe është në anën time”, kishte reaguar shkurt Ylber Topalli.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave familjari i veprimtarit Ramë Bllacës, familjari i të burgosurit politik Destan Bajraktari dhe i heroit Fadil Vatës i kërkuan Kurtit që mos t’ua përmend emrat në fushatën e tij elektorale./

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile