Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Në Shqipëri do të prodhohen anije, nënshkruhet marrëveshja me Italinë

Shqipëria dhe Italia nënshkruan këtë të martë një marrëveshje për prodhimin e anijeve, që përfshin jo vetëm përmbushjen e nevojave të flotës shqiptare, por edhe mundësitë e eksportit në të ardhmen. Marrëveshja u realizua midis kompanisë italiane të ndërtimit të anijeve, Fincanteri, dhe KAYO-s, kompanisë shtetërore për sigurinë, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu.

Në ceremoninë e nënshkrimit, u firmos gjithashtu Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare, një hap tjetër në përmirësimin e mundësive të mbrojtjes detare të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Ramatheksoi se kjo nuk është vetëm një marrëveshje materiale, por një mundësi për të krijuar një sinergji të re dhe energji pozitive. Ai u shpreh: Dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve.”

Rama gjithashtu falënderoi ekipin për angazhimin e treguar dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për të ardhmen e forcës detare shqiptare.

Homologu i tij italian, ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto, tha se marrëveshja është një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e Italisë për të vazhduar bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes dhe ekonomisë.

Ai theksoi:Raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë në një fazë shumë pozitive dhe ndërvepruese. Prej ditës së sotme do të rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit, që do të forcohet. Nën udhëheqjen e kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni, ne do të forcojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile