Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nesër i jepet lamtumira e fundit policit që dyshohet se u vetëvra sot në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme qyteti i Prishtinës u tronditë nga një vetëvrasje, ku dyshohet se zyrtari policor, Alban Tolaj i dha fund jetës.

Tolaj dyshohet se u vetëvra në banesën e tij rreth orës 14:00 në banesën e tij në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Lajmi.net mësoi nga burimet e veta se në momentin kur ndodhi ngjarja familjarët e të ndjerit ishin prezent.

Ndërkaq, sipas njoftimit të familjarëve thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër nga ora 16:20 me namazin e Ikendisë në Pejë.

Rastin për lajmi.net e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ku thanë se ka elemente që çojnë të një vetëvrasje por që hetimet janë duke vazhduar.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë”, tha ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile