Të hënën në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, do të flasë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Kelmendi ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se intervista me Osmanin është fort interesante, raporton Klankosova.tv.
Ata u fotografuan në Turqi pasi ishin pjesë e punimeve të Forumit Diplomatik të Antalias (ADF).
Presidentja ka pasur një paraqitje të veçantë në një sesion të Forumit, ndërkaq gazetari Kelmendi në këtë Forum po merr pjesë më ftesë së Ministrisë së Jashtme të Turqisë. Ndërkaq nga atje, të shtunën Osmani njoftoi se Sudani njohu Kosovën si shtet të pavarur.
