Site icon Lajmeria.info

Operacioni policor në Ulqin: Tre shtetas të Kosovës arrestohen për vepra penale të vjedhjes së rëndë

Zyrtarët policorë të Departamentit të Sigurisë në Ulqin, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara gjatë sezonit veror turistik për mbrojtjen e sigurisë personale dhe pasurore të qytetarëve dhe turistëve, realizuan operacionin e planifikuar ‘Prita’ në zonën e Plazhit të Madh në Ulqin.

Tre shtetas të Kosovës u arrestuan pas kontrollit të automjetit të tyre ku u gjetën pajisje për hapjen pa kontakt të automjeteve dhe mjete tjera për kryerjen e veprave penale.

Pas përfundimit të procedurave kriminalistike, dyshimtarët u arrestuan nën urdhrin e prokurorit shtetëror në Prokurorinë Themelore Shtetërore në Ulqin.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version