Zyrtarët policorë të Departamentit të Sigurisë në Ulqin, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara gjatë sezonit veror turistik për mbrojtjen e sigurisë personale dhe pasurore të qytetarëve dhe turistëve, realizuan operacionin e planifikuar ‘Prita’ në zonën e Plazhit të Madh në Ulqin.
Tre shtetas të Kosovës u arrestuan pas kontrollit të automjetit të tyre ku u gjetën pajisje për hapjen pa kontakt të automjeteve dhe mjete tjera për kryerjen e veprave penale.
Pas përfundimit të procedurave kriminalistike, dyshimtarët u arrestuan nën urdhrin e prokurorit shtetëror në Prokurorinë Themelore Shtetërore në Ulqin.





















You must be logged in to post a comment Login