Connect with us

Hi, what are you looking for?

Politikë

Osmani për arrestimin e serbëve: Përpjekje e vazhdueshme nga Serbia për destabilizimin e Kosovës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Anu Prattipati.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Duke folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në këtë sferë, Osmani theksoi tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe të të gjithë rajonit përmes veprimeve të mirëkoordinuara me struktura ilegale dhe banda kriminale serbe.

E para e vendit diskutoi me Prattipati për arrestimin e djeshëm të qytetarëve serbë në Gjakovë dhe në Prizren, të cilët pretendonin se ndodheshin në pelegrinazh. Porse, hetimet e deritashme kanë treguar se këto grupe kishin ndërlidhje me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Poashtu ajo theksoi se ky veprim është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga Serbia për destabilizimin e Kosovës, përmes kërcënimeve dhe dhunës.

Më tej,  Osmani dënoi me vendosmëri këto veprime desabilizuese dhe të papranueshme, duke theksuar se Kosova nuk do të tolerojë asnjë ndërhyrje që rrezikon paqen, rendin kushtetues dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim përkatësie.

Poashtu e njoftoi znj.Prattipati edhe për hapa të tjerë konkret që do të ndërmarrë, brenda kompetencave të saj kushtetuese, për ta thelluar aleancën strategjike me SHBA-të, dhe për ta mbrojtur interesin e Republikës së Kosovës

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Statusi i urgjencës do të...

Lajme

Tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Bajr të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi banimi, transmeton...

Lajme

I riu nga Malisheva është viktima e 9 që humbi jetën në vendin e punës. E ky është një nga faktorët që po ndikon...

Lajme

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të për herën e tetë do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Puna...

Kulturë

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Enable Notifications OK No thanks