Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Pekini të dojë ujdi me ne, jo anasjelltas”, Trump i vërsulet Kinës: Bota të zgjidhë mes nesh dhe atyre

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë pak përparim në kapërcimin e dallimeve mbi tregtinë dhe zyrtarët amerikanë kanë treguar se shumica e tarifave kundër BE-së nuk do të hiqen menjëherë. Kështu, presidenti Donald Trump ka hedhur poshtë për momentin propozimin e Brukselit për heqjen e të gjitha tarifave doganore për mallrat industriale, përfshirë makinat.

“Është një moment i vështirë, le të shohim se si do të shkojë në orët e ardhshme”, tha kryeministrja Giorgia Meloni përpara takimit të saj të ardhshëm me presidentin amerikan në Uashington. Trump lëshoi gjithashtu një paralajmërim të fortë për Kinën: “Janë ata që duhet të bëjnë një marrëveshje me ne, jo anasjelltas”, nënvizoi presidenti amerikan.

Ndërkohë Pekini ka urdhëruar linjat ajrore të tij që të mos pranojnë dërgesa të mëtejshme të avionëve Boeing dhe të pezullojnë blerjet e komponentëve të avionëve, si pjesë e luftës tregtare që ka bërë që Trump të vendosë tarifa deri në 145% për të gjitha importet e mallrave të prodhuara në Kinë, shkruan A2 CNN. Ndërkohë, pas përjashtimit të mundshëm të përkohshëm të tarifave amerikane të automjeteve të shpallur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan ka siguruar “lejet e shpejta” për kompanitë që duan të lëvizin në Shtetet e Bashkuara dhe “të jenë pjesë e epokës së artë”.

Sakaq, Donald Trump nuk përjashton që administrata e tij mund të dëshirojë që disa vende të zgjedhin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Këtë e ka thënë vetë presidenti amerikan në një intervistë për Fox News, duke iu përgjigjur atyre që e kanë pyetur për nismën “Një Brez, një Rrugë” dhe nëse dëshiron që disa vende të Amerikës Latine të zgjedhin mes dyja vendeve. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile