Site icon Lajmeria.info

Policia zbulon veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në Mitrovicë të Veriut

Policia në Mitrovicë të Veriut ka gjetur veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset kanalizimi gjatë një patrullimi rutinë në rrugën ‘Zoran Gjingjiq’.

Zyrtarët e Stacionit Policor kanë zbuluar pesë kapela ushtarake, dy gjoksore, një rrip ushtarak, çanta mbajtëse për karikatorë dhe pajisje të tjera për përdorim ushtarak.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që të mos iniciohet rast penal për momentin, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të mundshëm të përfshirë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version