Policia në Mitrovicë të Veriut ka gjetur veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset kanalizimi gjatë një patrullimi rutinë në rrugën ‘Zoran Gjingjiq’.
Zyrtarët e Stacionit Policor kanë zbuluar pesë kapela ushtarake, dy gjoksore, një rrip ushtarak, çanta mbajtëse për karikatorë dhe pajisje të tjera për përdorim ushtarak.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që të mos iniciohet rast penal për momentin, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të mundshëm të përfshirë.





















You must be logged in to post a comment Login