Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Presidentja Osmani: Trump i bën gjërat më ndryshe dhe ndonjëherë ka më shumë sukses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar për presidentin amerikan, Donald Trump, dhe kritikat e tij ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në një intervistë me Mario Nawfal.Ajo ka theksuar se Shtetet e Bashkuara, për shkak të kontributit të jashtëzakonshëm që kanë dhënë për një Evropë të lirë dhe në paqe, kanë të drejtë të flasin për disa çështje që ata konsiderojnë se nuk janë të bazuara në vlerat që i besojnë.

“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një kontribut historik për një Evropë të lirë dhe paqe. Ky kontribut është i padiskutueshëm dhe mendoj që për shkak të këtij kontributi, ShBA ka të drejtë të flasë kur ka disa gjëra që ata mendojnë se nuk janë të bazuara në vlerat që ata u besojnë”. ka thënë Osmani.

Sa i përket deklaratave të zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, dhe presidentit Trump, Osmani ka theksuar se nuk mendon që ato rrezikojnë Bashkimin Evropian. Ajo ka thënë se këto deklarata janë një thirrje për Evropën që të zgjohet dhe të punojë më shumë për mbrojtjen e interesave të saj.“Nuk mendoj që fjalimi i zv.presidentit amerikan JD Vance apo deklaratat e Trump po rrezikojnë në ndonjë mënyrë BE-në. Krejt e kundërta, mendoj se është një thirrje për Evropën që të punojë më shumë për mbrojtjen e saj dhe të mbrojë interesat e saj”, tha presidentja Osmani.

Osmani theksoi se lidhja mes ShBA-së dhe Evropës nuk është në rrezik dhe se Trump ka një mënyrë ndryshe për të menaxhuar gjërat, një qasje që shpeshherë është e suksesshme.“Nuk mendoj që lidhja mes ShBA-së dhe Evropë është në rrezik. Thjesht, presidenti amerikan ka një mënyrë më ndryshe për t’i bërë gjërat, ka një qasje ndryshe për t’i zgjidhur problemet dhe ndonjëherë kjo del të jetë më e suksesshme se çfarë kemi parë në të kaluarën“.Ajo beson se presidenti amerikan do të vazhdojë të mbështesë NATO-n dhe të ruajë marrëdhëniet e forta me Evropën.

vjosa osmai

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile