Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Profesori Krasniqi: Qytetarët ta qojnë Kurtin në opozitë, është shkaktari i krizës të raporteve Kosovë-SHBA

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar krizën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-ve, pas deklaratës së Emisarit Richard Grenell i i cili tha se “ ShBA qe 35 vite kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin, vetëm me Kurtin raportet janë në krizë”, shkruan Gazeta Momenti.

Për profesor Krasniqin, ky është një problem i shkaktuar nga qeverisja e Albin Kurtit.

Sipas tij, kriza që ka lindur nga politikat e tij është e tillë që nuk mund të zgjidhet nga ai që e ka krijuar, duke iu referuar Kurtit.

Ai konsideron se qytetarët e Kosovës kanë një përgjegjësi të madhe dhe duhet të reagojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e dërguar Kurtin në opozitë për të shpëtuar vendin nga pasojat e mëtejshme.

Krasniqi thekson se kjo krizë nuk është thjesht një çështje ideologjike, por një çështje që lidhet me ekzistencën dhe të ardhmen e Kosovës. Sipas tij, vendi nuk mund të përballojë katër vjet të tjera me tensione të tilla, sidomos me SHBA-në, aleatin më të fuqishëm të Kosovës.

Postimi i tij:

“Grenell:ShBA qe 35 vite kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin, vetëm me Kurtin raportet janë në krizë” (Nacionale, 5 janar 2025) Koment: Kjo krizë nuk zgjidhet nga ai që e ka shkaktuar. Qytetarët e Kosovës duhet ta zgjidhin krizën më 9 shkurt, duke çuar shkaktarin e krizës, pra Kurtin, në opozitë. Nuk është çështje ideologjike. Kosova nuk mund t’i mbijetojë edhe katër vite me krizë në raportet e saj me SHBA-në. Sidomos jo me SHBA-në e Trampit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile