Site icon Lajmeria.info

Prokuroria në Prishtinë arreston tre persona për falsifikim dokumentesh në një aksion bashkëpunimi me Policinë e Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, sot janë realizuar bastisje në tri lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet G.Th., E.G., dhe Sh.Sh.

Aksioni është realizuar për kontrollin e personave të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në hetimet janë zbuluar prova materiale, përfshirë komunikime në rrjetet sociale dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dyshohet se personat kanë falsifikuar dokumente identifikimi të ndryshme, duke përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi dhe pasaporta të disa shteteve evropiane për pagesa deri në 15,000 euro.

Exit mobile version